Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Guri i fundit në mozaik”, Rama: Po punojmë për njohjen e pensioneve me Greqinë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë 2 në Tiranë, ku pati një dëgjesë publike lidhur me buxhetin për kryeqytetin. Gjatë diskutimeve me qytetarët, kreu i qeverisë u ndal edhe te pensionet, për ata qytetarë që disa prej viteve të punës i kanë regjistruar në Greqi në kohën që kanë qenë emigrantë. Rama tha se njohja e pensioneve me Greqinë mbetet guri i fundit në mozaik, dhe po punohet që të plotësohet në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të marrë të plota vitet e pensioneve. “Sfida është që vitet e tua të punës në Greqi, për sa kohë ke paguar sigurime aty, të mund të njihen përmes njohjes së pensioneve me Greqinë. Njohjen e pensioneve me Italinë e bëjmë, njohja e pensioneve...