Juristi Alibali: Berisha e di që do të shkojë në SPAK, refuzimi i fletëthirrjes konflikt i pavlerë

Juristi Alibali: Berisha e di që do të shkojë në SPAK, refuzimi i fletëthirrjes konflikt i pavlerë

Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 21:58 Sali Berisha refuzoi për të marrë fletëthirrjen nga SPAK. Juristi Neritan Alibali shpjegoi implikimet ligjore të kësaj situate, duke e quajtur atë një “punë kalamajsh”. Alibali u shpreh se pavarësisht deklaratave të Berishës se nuk ka marrë njoftim për të dëshmuar si person në dijeni për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ish-Kryeministri e di shumë mirë se do të duhet të paraqitet në SPAK. “Ligji i jep mundësi SPAK për shumë forma, deri dhe ta sjellë atë me forcë për të dëshmuar. Është tamam një punë kalamajsh. Ata e çojnë, këta nuk e pranojnë. Konflikt kot,” theksoi Alibali. Juristi theksoi se refuzimi i fletëthirrjes është një konflikt i pavlerë nga pikëpamja juridike dhe nuk do të shërbejë për...