SYRI TV/ Qytetarët e Tiranës kryqëzojnë Ramën: Takim i sikletshëm në Njësinë 2

SYRI TV/ Qytetarët e Tiranës kryqëzojnë Ramën: Takim i sikletshëm në Njësinë 2

SYRI TV Banorët e njësisë numër 2 në Tiranë kanë kryqëzuar shefin e qeverisë Edi Rama duke e përballur atë me realitetin dhe problemet e shumta të kryeqytetit. Gjatë një dëgjese për projektbuxhetin, qytetarët kanë evidentuar një sërë problemesh konkrete që lidhen me mungesën e ujit, infrastrukturën e shkatërruar, mungesën e kopshteve dhe shkollave dhe një mori çështjesh të tjera. Kryeministri Rama u kap i papërgatitur dhe u përpoq  të hiqte përgjegjësinë nga vetja duke ua lënë atë drejtuesve të bashkisë. Këto ishin vetëm disa nga pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve të Njësisë numër 2 në Tiranë, të cilët kryqëzuan Kryeministrin Rama gjatë një takimi që shefi i qeverisë zhvilloi për çështjet që lidhen me projekt-buxhetin e bashkisë dhe të shtetit për vitin e ardhshëm....