Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E rëndë në Turqi/ Shqiptari ndërron jetë pas transplantit të flokëve edhe një procedure dentare
36-vjeçari shqiptar, Mentor Rama TURQI- Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mentor Rama, humbi jetën në Stamboll pasi iu nënshtrua një transplanti flokësh dhe procedurave dentare. Sipas mediave të huaja, 36-vjeçari me shtetësi britanike, por me origjinë shqiptare mbërriti në Turqi javën e kaluar për trajtime kozmetike. Ai vizitoi fillimisht Klinikën e Flokëve Dymed, një qendër private në Stamboll, ku iu nënshtrua një transplanti flokësh. Pas procedurës, ai u sistemua në një hotel në lagjen Sisli, një nga zonat qendrore të qytetit e njohur për mjediset e saj të turizmit mjekësor. Të nesërmen, ai shkoi në Klinikën Dentare Aqua, e cila ndodhet në kompleksin Vadi Istanbul, për trajtim dentar. Pasi u kthye në hotel, filloi të mos ndihej mirë. Shërbimet e urgjencës e dërguan në një spital aty pranë,...