Presidenti venezuelian mesazh Trumpit: Paqe në të gjithë Amerikën

Presidenti venezuelian mesazh Trumpit: Paqe në të gjithë Amerikën

Bota E Premte, 14 Nëntor 2025 20:38 Presidenti venezuelian Nicolas Maduro i bën thirrje Amerikës të bashkohet me Venezuelën për paqen, ndërsa dënoi vendosjen e anijeve luftarake në Karaibe për të luftuar trafikun e drogës. Maduro u bëri thirrje amerikanëve të shmangin një konflikt tjetër të zgjatur. “Le të bashkohemi për paqen e Amerikës. Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan”, tha ai. Gjatë tre muajve të fundit, SHBA-të kanë grumbulluar rreth 15,000 trupa në Karaibe, të shoqëruara nga më shumë se një duzinë anijesh luftarake, përfshirë një aeroplanmbajtëse, e përshkruar si “platforma më vdekjeprurëse luftarake” e Marinës Amerikane.