Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ministri merr nismën e pazakontë, fton në takim ata që e shajnë në internet
Bota E Premte, 14 Nëntor 2025 20:52 Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen ka bërë atë që akush nuk e kishte menduar. Ai ka ndjekur një qasje të pazakontë për t’u afruar me njerëzit që postojnë komente armiqësore kundër tij në internet. Ministri krijoi një grup në Facebook për ata që e urrejnë. Në një postim mbrëmjen e djeshme, Rasmussen i ftoi kritikët e tij që i janë bashkuar grupit të urrejtësve, deri tani rreth 440 anëtarë, në një takim privat. “Ju shkruani këtu me zell, kështu që le të takohemi vërtet. Gjeta një dhomë dhe mora një tavolinë. Kjo do të thotë që mund të vini dhe të më tregoni pse më urreni. Premtoj t’ju dëgjoj. Do të shohim nëse një ndryshim në...