Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri
Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri Situatë shqetësuese për prindërit e fëmijëve në kopshte dhe shkolla. Burime të Saranda Web konfirmojnë se në një prej kopshteve të qytetit janë konstatuar të paktën dy raste me morra (pedikulozë), çka ka ngritur alarmin te familjarët dhe institucionet arsimore. Sipas burimeve, stafi i kopshtit ka njoftuar menjëherë prindërit e fëmijëve për këtë situatë, duke u kërkuar që të kontrollojnë me kujdes kokën e fëmijëve të tyre dhe, nëse konstatojnë shenja të pranisë së morrave, të marrin masat e duhura mjekësore dhe higjienike. Çfarë kërkohet nga prindërit: – Të kontrollojnë fëmijët për kruarje të vazhdueshme në kokë, skuqje ose praninë e vezëve të morrit (thërriza të...