E rëndë në Stokholm! Autobusi përplas për vdekje 3 qytetarë, disa të plagosur

E rëndë në Stokholm! Autobusi përplas për vdekje 3 qytetarë, disa të plagosur

stokohlm SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka trondit Stokholmin këtë të premte, ku një autobus u përplas me forcë në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 sipas orës lokale (14:30 GMT) në Valhallavagen, një bulevard i madh në lagjen Ostermalm në pjesën verilindore të qytetit të Stokholmit. Një autobus me dy kate u përplas me një strukturë në një stacion autobusi përgjatë rrugës. Shërbimet e emergjencës thanë se autobusi nuk ishte në shërbim dhe nuk kishte pasagjerë në të. Sipas policisë suedeze nuk ka të dhëna që tregojnë se bëhet fjalë për një sulm. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte pasagjerë në autobus në atë kohë. Autoritetet njoftuan se ngjarja po hetohet si “vrasje nga...