Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Dramë” në kryeqytet, 37-vjeçarja i vë flakën shtëpisë së të dashurit
Foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se i ka vënë flakën banesës së të dashurit të saj. Burime bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur si pasojë e një konflikti që 37-vjeçarja ka pasur me partnerin e saj, teksa sipas policisë e shtetasja H.L ka djegur pjesërisht banesën për motive të dobëta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia. Shtëpia që ishte në pronësi të të dashurit të saj ka marrë dëmtime të konsiderueshme si pasojë...