Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
SPAK publikon sms-të që çuan nën hetim kryebashkiaken Bufi
SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren socialiste të Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Në njoftimin e SPAK-ut bëhet e ditur se Bufi dyshohet se i ka kërkuar një shtetasi të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në aktivitete të partive të tjera, duke ushtruar presion përmes referencave ndaj ndihmës sociale dhe një ndërtimi pa leje të konstatuar nga IMT. Në media u publikua edhe një audio-regjistrim ku kryebashkiakja rezulton t’i kërkojë qytetarit të “mos shkojë fare të votojë”. SPAK nga ana tjetër thotë se kërkesa është bërë nën presion të masave administrative, megjithatë shtetasi me iniciale G.B. e ka ushtruar të drejtën e votës në...