Buxheti 2026, Rama: Për herë të parë, një fond i posaçëm për nevojat e kancerit

Buxheti 2026, Rama: Për herë të parë, një fond i posaçëm për nevojat e kancerit

Gjatë një dëgjese me banorët e njësisë nr. 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se sot ekonomia përgjigjet pozitivisht falë reformave që janë bërë. Ai u ndal te Spitali Onkologjik ku nuk anashkaloi skandalin famëkeq, por tha se aty ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë. Në këtë pikë, kryeministri u shpreh se pamundësia që atje të ofrohen barnat e shtrenjta për të gjitha nevojat, krijoi hapësirën për skandalin. Duke qenë se kërkesat për barna po rriten, ka një ndryshim në buxhetin e vitit 2026. Edi Rama: Për buxhetin e vitit 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar të gjitha nevojat për kancerin që do të thotë që njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë...