Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

  Në një nga daljet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama reklamoi rritjen e pagës minimale në 500 euro nga viti 2026 dhe kujtoi edhe një premtim të bërë gjatë fushatës elektorale për bizneset, që preken direkt nga ky vendim. “Siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një periudhë nëntë mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, deklaroi Rama më 5 nëntor. Në fakt, premtimi fillestar për subvencionimin e bizneseve ishte për një periudhë 18 mujore. Gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Rama u kishte premtuar sipërmarrësve këtë lehtësi për një vit e gjysmë. “Sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi...