Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Gazeta kanadeze: Luftar Hysa ngriti kazino në rezervatin indian, edhe pse nuk është indigjen
Nga Vincent Larouche, LA PRESSE Qeveria amerikane njoftoi të enjten sanksione kundër promovuesit të një kazinoje që operonte deri vitin e kaluar në rezervatin indigjen të Kahnawake, në jug të Montrealit, pasi ai përdorte institucionet e lojërave të fatit për të pastruar paratë e pista të karteleve meksikane të drogës. Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara njoftoi sanksionet në bashkëpunim me qeverinë meksikane. Tani, grupi i biznesmenit Luftar Hysa, i cili zotëron një rezidencë luksoze në Mont-Royal, cilësohet në Shtetet e Bashkuara si një “organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale”. Kjo do të thotë se është e ndaluar të kryhen transaksione me të, përndryshe pasohen me penalitete. Çdo transaksion që e përfshin atë, dhe që kalon përmes Shteteve të Bashkuara, do të bllokohet menjëherë. Sipas...