Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK, reagon Bardhi: Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit

Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK, reagon Bardhi: Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit

Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi marrjen të pandehur nga SPAK të kryebashkiakes Majlinda Bufi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj. “Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë.  Fillim i mbarë, por...