Bufi merret e pandehur nga SPAK, Bardhi: Lajm i mirë, por i pamjaftueshëm për qytetarët e Roskovecit

Bufi merret e pandehur nga SPAK, Bardhi: Lajm i mirë, por i pamjaftueshëm për qytetarët e Roskovecit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK për akuzat e lidhura me krime zgjedhore. Në deklaratën e tij, Bardhi e cilëson këtë zhvillim si një hap pozitiv për banorët e Roskovecit, por thekson se ai mbetet i pamjaftueshëm përballë shkeljeve që, sipas tij, janë kryer ndër vite në këtë bashki. ‘Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit! Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Kriminelja elektorale Bufi i...