Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lidhjet e qeverisë me Sinaloan/ Xhixho: Rama krenohej me takimet e Luftar Hysës, u konfirmuan akuzat e opozitës
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho,njëkohësisht deputetet e kësaj force politike, ka denoncuar ashpër lidhjet e kryeministrit Edi Rama me figura të lidhura me krimin e organizuar, duke marrë shkas nga sanksionet e Departamentit të Thesarit amerikan ndaj biznesmenit Luftar Hysa. Në një intervistë televizive, Xhixho e cilësoi si një ngjarje shumë të rëndë faktin që persona të lidhur me narkotrafikun, siç pretendohet për Hysën, “hyjnë dhe dalin në zyrën e kryeministrit”. Xhixho kujtoi se Rama jo vetëm që e ka takuar Hysën, por edhe krenohej me këto takime, duke bullizuar opozitën që denonconte këto lidhje. Ky rast, sipas saj, konfirmon akuzat se Shqipëria është kthyer në një “narkoshtet”. Xhixho argumentoi se ky fenomen ka transformuar Tiranën në një “lavatriçe” gjigante për paratë e...