Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″
“Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor. Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të programit, duke i dhënë fund misterit që ka shoqëruar këtë edicion. Nisja e këtij edicioni është e vonuar në krahasim me sezonet e mëparshme, të cilat zakonisht fillonin në tetor ose fillim-nëntor. Ledion Liço, i shumëpërfolur si prezantuesi i “BBVA 5”, ka shpërndarë postimin zyrtar të Big Brother VIP Albania në rrjetet e tij sociale. Kjo lëvizje është parë nga fansat si një konfirmim i heshtur se ai do të jetë sërish në krye të spektaklit, ashtu si sezonin e fundit.