Budapesti bëhet qendra e botës? Rusia thotë se samiti Trump–Putin është shumë pranë

Budapesti bëhet qendra e botës? Rusia thotë se samiti Trump–Putin është shumë pranë

Bota E Premte, 14 Nëntor 2025 14:53 Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se kontaktet diplomatike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po përparojnë, duke konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të pritur një samit të dytë Rusi–SHBA në Budapest. Sipas Zakharovës, ekziston një mirëkuptim i ndërsjellë për nevojën e komunikimit të rregullt mes dy qeverive, pavarësisht ritmit të ngadaltë të kontakteve: “Me ardhjen e administratës së re amerikane, ne ndiem një dëshirë të sinqertë nga ana e tyre për të rifilluar dialogun,” u shpreh ajo. Ajo theksoi se, edhe pse dialogu nuk po ecën me ritmin e dëshiruar, pala ruse po monitoron nga afër zhvillimet dhe mbetet e angazhuar për të avancuar axhendën dypalëshe. Zakharova iu referua kontakteve të mëparshme në...