Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoja.Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi kërkesën për pushimin e procedimit penal nr. 1804, që lidhet me një kallëzim të bërë në vitin 2023 ndaj ish-prokurorit Ndoja për dy vepra penale. Hetimet ndaj tij kishin nisur fillimisht nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “pastrim parash” dhe “fshehje ose mosdeklarim të pasurisë”, ndërsa më pas dosja i ishte kaluar SPAK-ut. Pas shqyrtimit të akteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi se kompetenca ligjore për të hetuar një deputet i takon SPAK-ut, duke urdhëruar zyrtarisht kalimin e dosjes pranë kësaj prokurorie për vijimin e procedimeve. SPAK pritet të marrë në dorëzim aktet...