Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Policia njofton se një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se ka djegur shtëpinë e të dashurit të saj. Në njoftimin e policisë thuhet ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.