Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten, kishin dy fëmijë
Foto ilustruese FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë brenda banesës së tyre të enjten pasdite. Alarmi u dha rreth orës 16:30, pasi një banor i lagjes njoftoi policinë për të shtëna me armë zjarri. Forcat e rendit, pasi mbërritën në vendngjarje, zbuluan trupat e një burri 36 vjeç dhe një gruaje 30 vjeçe, si dhe një armë gjahu pranë tyre. Sipas të dhënave paraprake të hetuesve, dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Çifti kishte dy fëmijë. Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë, ndërsa identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije.