Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të enjten në qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë në apartamentin e tyre, raportojnë mediat franceze. Alarmi është dhënë rreth orës 16:30, pasi një banor i lagjes Europe telefonoi policinë duke deklaruar se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën trupat e Andon Janaqit (36 vjeç) dhe Anjeza Zenelit (30 vjeçe). Pranë tyre u gjet edhe një armë gjahu, ndërsa shenjat paraprake sugjerojnë se gruaja është vrarë fillimisht dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje. Sipas hetuesve, pista kryesore e ngjarjes po trajtohet si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja. Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Në momentin e ngjarjes,...