Sulm me dronë e raketa mbi Kiev, të paktën 4 të vrarë e 26 të plagosur nga goditjet e ushtrisë ruse

Sulm me dronë e raketa mbi Kiev, të paktën 4 të vrarë e 26 të plagosur nga goditjet e ushtrisë ruse

Forcat ruse nisën një sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev mëngjesin e kësaj të premteje , duke goditur ndërtesa banimi duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të gjithë kryeqytetin ukrainas. Si pasojë e goditjeve 4 persona mbetën të vdekur ndërsa 26 të tjerë u plagosën. Pas sulmit, presidenti I Ukrainës Zelensky përsëriti thirrjen e tij se “bota duhet t’i ndalë këto sulme… me sanksione”, duke paralajmëruar se “Rusia është ende në gjendje të shesë naftë dhe të ndërtojë skemat e saj. “Ukraina po u përgjigjet këtyre sulmeve me forca me rreze të gjatë veprimi dhe bota duhet t’i ndalojë këto sulme ndaj jetës përmes sanksioneve. Rusia ende është në gjendje të shesë naftë dhe të ndërtojë planet e saj. Kjo duhet të marrë...