Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
BBC i kërkon falje Donald Trump, rrjeti britanik thotë se nuk do të paguajë dëmshpërblim
BBC i ka kërkuar falje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për montimin e fjalimit të tij, por hodhi poshtë kërkesën e kreut të Shtëpisë së Bardhë për kompensim financiar prej 1 miliard dollarësh. Në argumentat e saj media britanike thekson se redaktimi nuk ishte me qëllim mashtrues, nuk u transmetua në SHBA dhe se nuk i ka shkaktuar dëm Trumpit. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe shefes së lajmeve Deborah Turness. BBC njoftoi se i ka dërguar Trumpit një letër zyrtare. Nga ana tjetër drejtuesi kryesor i rrjetit britanik Samir Shah, ka kërkuar personalisht falje në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë./vizionplus.tv