Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Berisha nuk paraqitet në SPAK për 21 Janarin. Prokuroria e Posaçme ia çoi fletëthirrjen në Kuvend, grupi i PD e refuzoi
Ky është dokumenti fletëthirrjes për ish kryeministrin Sali Berisha që mban datën 7 nëntor 2025 me firmën e prokurorit të SPAK Alfred Shehu. Kryetari i PD të enjten deklaroi se nuk është njoftuar për fletëthirrjen e SPAK për tu marrë në pyetje për katër vrasjet në bulevard më 21 Janar. Këtë të premte, burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse. Në rastin e z.Berisha, kërkesa e mbërritur nga SPAK nuk është pranuar të merret nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike. Në të tilla kushte, thonë të njëjta burime nga kuvendi, është praktikë punë kthimi i përgjigjes institucionit kërkues,...