Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident
Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Malësi e Madhe lidhur me Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë në fshatin malor Kozhnje. Familjarët kanë dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij me të cilët kishte një parcelë droge që më pas policia e asgjësoi. Ngjarja ndodhi më 18 shtator ndërsa trupi i pajetë u nxor nga humnera një ditë më pas nga Forcat e Ushtrisë që erdhën me një helikopter. Katër efektivët janë denoncuar nga familja Çokaj për shkak se sipas tyre nuk kanë kryer procedurat hetimore dhe kanë dyshime se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar siç duhet për mbledhjen e provave dhe hetimin e kësaj...