Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO
Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët Një akt i rëndë dhune ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Konispolit, ku një maturant me inicialet E.K. dhe kushërira e tij 12-vjeçare janë sulmuar brutalisht nga pesë persona të ardhur nga fshati Shëndëlli. Lajmi dhe pamjet e para u publikuan nga Konispoli Web, i cili ka siguruar edhe videon e momentit të sulmit. Ngjarja ka ndodhur teksa të dy ndodheshin brenda automjetit të tyre. Autorët janë afruar dhe, duke përdorur shkopinj bejzbolli, kanë goditur me egërsi të riun dhe të miturën, ndërkohë që kanë shkatërruar totalisht automjetin, duke e goditur nga të gjitha anët. Pas sulmit, maturanti dhe vajza e mitur janë transportuar me...