Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Frikë nga sulmet ruse, Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Foto ilustruese POLONI- Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit: Polonia po i fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe stërvitje ushtarake vullnetare. Programi "Në Gatishmëri" përfshin nga trajnime se si të mbijetosh deri te mbrojtja nga sulmet kibernetike. Vetëm këtë vit pritet të trajnohen 20,000 vetë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Varshavë. Deri në vitin 2026 ky numër pritet të arrijë në 400,000. Ky është programi më i madh stërvitor ushtarak në historinë e Polonisë. Arsyeja është qëndrimi i Rusisë, të cilën Polonia e sheh gjithnjë e më shumë si kërcënim. Faza pilot e projektit fillon më 22 nëntor, tha Ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz në Varshavë. "Po jetojmë në kohët më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vendin fqinjë,...