Një kryebashkiak demokrat, thirrje qeverisë: Mos e bëj këtë gafë me Burgun e Bençës!

Një kryebashkiak demokrat, thirrje qeverisë: Mos e bëj këtë gafë me Burgun e Bençës!

Albert Malaj, kryebashkiaku demokrat i Memaliajt, ndër më të aftët kryebashkiakë në Shqipëri, ka përcjellë trishtimin e tij për mbylljen e Burgut të Bençës nga qeveria. Ai rendit pasojat ekonomike dhe sociale që do të ketë e gjithë zona nga ky akt, ku vërtet ngjan i pajustifikuar dhe i palogjikë kalimi i tij në Vlorë. “Banorët e Bashkisë Memaliaj dhe Tepelenë, çdo ditë po e gjejnë veten më larg shërbimeve dhe institucioneve të domosdoshme. Pas mbylljes së Hipotekës disa muaj më parë, sot vjen një tjetër goditje për zonën tonë: mbyllja e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Bënçë. Një vendim i paargumentuar, i pashoqëruar me analiza sociale dhe ekonomike, dhe që rëndon akoma më shumë në një komunitet që ka vite që vuan...