Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
“21 Janari”: ç’thotë Berisha e ç’sqaron SPAK
Berisha, në stilin e tij sfidues ndaj drejtësisë, nuk u paraqit në SPAK, i thirrur për çështjen më të ndjeshme të karrierës së tij politike, 21 Janarin 20011, ku gjatë një proteste anti-qeveri të thirrur nga opozita e atëhershme socialiste u vranë katër protestues. Ai lloj krimi i atribuohet pikërisht Berishës, ku pretendohet se urdhëri për të qëlluar drejt protestuesve është dhënë pikërisht prej tij. Por kryedemokrati tha se fletëthirrja nuk i është dorëzuar. “E kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrjeje, nga çdo institucion institucioni. Nuk ka lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe s’do ketë kurrë. Sepse posta kur niset, ligji është të dorëzohet, atij që i dorëzohet i merret firma dhe unë kudo kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët nuk mund...