Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SPAK tha se i ka dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, Berisha: Mashtrime, s’ka ardhur fletëthirrje te pallati dhe PD!
Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet për faktin se nuk shkoi në SPAK pas thirrjes për krimin shtetëror të 21 janarit. Ndonëse Prokuroria e Posaçme ia ka dërguar fletëthirrjen në tre vende, në banesën e tij, në selinë e PD, dhe në Kuvend, kryedemokrati thotë se nuk ka marrë fletëthirrje. Berisha thotë se fletëthirrjen e ka marrë vetëm Taulant Balla në Kuvend. “Për ju, dhe çdo gazetar tjetër, do t’u sugjeroja të mos e lejoni veten të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë shtuar në atë institucion në një seksion të PS. Unë nuk e kam rastin për ty konkretisht, pork am konstatruar një keqpërdorim, e thëem publikisht, mizor të gazetarëve nga këta individë të lidhur kokë e këmbë me krimin që më kujton keqpërdorimin që...