Notat e edicionit historik/ Strakosha nuk është djali i Fotos, Broja pa veten në pasqyrë, çudia Uzuni

Notat e edicionit historik/ Strakosha nuk është djali i Fotos, Broja pa veten në pasqyrë, çudia Uzuni

Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht për herë të parë në Play Off-in e Botërorit. Duke parë faktin se ndeshja me Anglinë do të luhet për prestigj nga kuqezinjtë dhe vendi i dytë është arritur matematikisht, Sport Ekspres ka menduar që të jap notat e 11-shes titullare më të përdorur nga Silvinjo gjatë këtyre kualifikueseve historike.?Strakosha (7.5): “Ishte një prej lojtarëve më të kritikuar te kjo Kombëtare. Kur kishte rivalitetin me Etrit Berishën shfaqte shumë pasiguri aq sa deri vonë, kanë kërkuar Berishën dhe e kanë kritikuar Silvinjon që nuk e ka marrë. Fakti është që në Europianin e Gjermanisë dhe deri tani, paraqitjet e Strakoshës kanë qenë spektakolare. Vetëm 3 gola të pësuar në 7 ndeshje, 2 kundër Anglisë ku shpëtoi shumë të tjera dhe 1...