Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt
Rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasan, në majën e fshatit Shelcan, i shtrirë në faqe kodrash dhe i përbërë prej disa lagjesh, larg njëra tjetrës, ndodhet Kisha e Shën Kollit, një thesar i rrallë i artit mesjetar.Nga ndërtesa e vjetër në këtë kishë më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afreskat e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.Riparimi i fundit mësohet se është bërë në vitin 1988 ku edhe u bë e mundur restaurimi i gungës dhe të hajatit por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.Vlen të përmendim se kanalizimet dhe rrethimi i plotë i këtij objekti me rëndësi jo vetëm fetare krijuan një farë mbrojtje.Nga ana arkitekturor e historiani Kreshnik Belegu deklaron se“ kisha është njënefshe me hajate të vona, sot të zbuluara,...