Turizmi kurativ, llixhat e Elbasanit tërheqin 10 mijë vizitorë nga muaji prill në shtator

Turizmi kurativ, llixhat e Elbasanit tërheqin 10 mijë vizitorë nga muaji prill në shtator

Edhe pse sezoni turistik kurativ po shkon drejt fundit të tij, llixhat e Elbasanit vazhdojnë të jenë të tejmbushura me turistë të kësaj natyre. Gjatë periudhave prill-maj dhe shtator nëntor ujërat termale në Tregan frekuentohen nga rreth 10 mijë turistë, 90% e të cilëve shtetas te Kosovës. Të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë vizitorët zgjedhin këtë zonë për shkak të cilësisë së ujërave termalë, çmimeve ekonomike, natyrës së fshatit dhe mikpritjes.