Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna
Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 11:21 Burgu i Bënçës ka mbyllur zyrtarisht dyert, duke shkaktuar një goditje të rëndë sociale dhe ekonomike për Tepelenën. Rreth 70% e punonjësve të institucionit kanë dhënë dorëheqjen, pasi nuk kanë përballuar transferimet e detyruara, ndërsa pjesa tjetër, rreth 30%, pritet të vijojë punën vetëm edhe për tre muaj të tjerë, deri në finalizimin e proceseve të mbylljes. Në total, afërsisht 100 punonjës kanë mbetur pa vend pune, duke rritur shqetësimin për pasojat që ky vendim sjell për ekonominë e zonës. Sipas burimeve lokale, urdhri për mbylljen është komunikuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve, të hënën, gjë që ka shtuar ndjeshëm pakënaqësinë dhe pasigurinë te punonjësit dhe familjet e tyre. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi planet për...