Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Bllokohen 50 tonë misër nga Serbia në Elbasan, AKU nis kontrollet në disa subjekte
Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 12:02 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve të importuara nga ky vend. Ky vendim është marrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, një çështje që ka alarmuar autoritetet dhe ka vënë në fokus produktet bujqësore të importuara. Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike. Aktualisht, të gjitha 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në...