SPAK e thirri për të dëshmuar, Sali Berisha nuk paraqitet për 21 Janarin

SPAK e thirri për të dëshmuar, Sali Berisha nuk paraqitet për 21 Janarin

Kreu i PD Sali Berisha u raportua se do të paraqitej në SPAK ditën e sotme në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur ai mbante postin e kryeministrit. Raportohet se fletëthirrja për Berishën ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, por ajo nuk është tërhequr nga grupi i Partisë Demokratike. Mësohet se Kuvendi ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme se fletëthirrja për Berishën nuk është tërhequr. Berisha është thirrur në cilësinë e personit që mund të ndihmojë hetimet, ndërsa vetë kryedemokrati ka deklaruar publikisht se nësa ka fletëthirrjen është i gatshëm të paraqitet dhe se është i interesuar për zbardhjen e plotë të çështjes.