CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje për t’u harruar në humbjen e rëndë të Portugalisë ndaj Irlandës, ndoshta ndeshja e tij e fundit kualifikuese për një Botëror. Një goditje me bërryl ndaj O’Shea-s i solli kartonin e parë të kuq në karrierën me Portugalisë, pas 226 ndeshjesh, dhe tani rrezikon një dënim të rëndë. Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, neni 14, paragrafi 1, gjestet e dhunshme si bërryla, shkelma ose pështyma sjellin të paktën tri ndeshje pezullim. Me vetëm një takim të mbetur në kualifikuese, dënimi minimal do të zbatohej drejtpërdrejt në Botërorin 2026, duke e lënë CR7 të mungojë në pjesën më të madhe të fazës së grupeve. Portugalia ende nuk është kualifikuar matematikisht, por kryeson Grupin F me 10 pikë, dy më shumë se...