“Baza” e armëve në Nikël, policia jep detaje: U gjetën kallëpe tritoli, granata dore, automatikë e drogë

“Baza” e armëve në Nikël, policia jep detaje: U gjetën kallëpe tritoli, granata dore, automatikë e drogë

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit. Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni. Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:-3 kallëpë tritol;-12 granata dore sulmuese;-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;-2 kg...