Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Metës, mbetet në fuqi masa ‘arrest me burg’
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës. Vendimi u mor sot, nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Meta, i cili kërkonte shuarjen e masës së sigurisë të caktuar më herët nga shkalla e parë. Sipas njoftimit zyrtar, Apeli ka miratuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke konfirmuar se masa e “arrestit në burg” për Metën do të vazhdojë të jetë në fuqi. Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi...