BBC i kërkon falje publike presidentit Donald Trump, por nuk pranon t`i japë kompesim financiar

BBC i kërkon falje publike presidentit Donald Trump, por nuk pranon t`i japë kompesim financiar

Bota E Premte, 14 Nëntor 2025 09:25 BBC i ka kërkuar falje Presidentit amerikan Donald Trump për mënyrën e gabuar se si ishte montuar një pjesë e fjalimit të tij, por nuk ka pranuar kërkesën për kompensim financiar. “Sipas një deklarate zyrtare, avokatët e BBC-së i janë përgjigjur ekipit ligjor të Presidentit Trump pasi kanë marrë një letër të dielën. Gjithashtu, kryetari i BBC-së, Samir Shah, i ka dërguar një letër të veçantë Shtëpisë së Bardhë, ku i shpreh Presidentit Trump keqardhjen personale dhe të koorporatës për mënyrën se si ishte redaktuar fjalimi i tij i 6 janarit 2021 për nevojat e programit,” thuhet në njoftim. Koorporata britanike bëri të ditur se programi nuk do të transmetohet më. “Edhe pse BBC shpreh sinqerisht keqardhje për...