Automatikë, mitralozë dhe mina me celularë! Tre ditë pas atentatit të Rinasit zbulohet arsenal armësh në Nikël

Automatikë, mitralozë dhe mina me celularë! Tre ditë pas atentatit të Rinasit zbulohet arsenal armësh në Nikël

Një arsenal armësh është gjetur në Nikël të Fushë-Krujës, ndërsa është identifikuar një nga personat që posedon arsenalin e armëve. Arsenali i arëmëve është gjetur tre ditë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se policia ka identifikuar personin që posedon arsenalin e armëve ndërsa dyshohet edhe për një person tjetër që bashkëpunon me poseduesin e armëve. Raportohet se janë gjetur municione të ndryshme si armë automatikë, mitraloz, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarr përcjellës, granata si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim personin e identifikuar dhe po punon për zbardhjen e të gjithë personave të përfshirë. Aksioni...