Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rënia e interesave po ‘korrigjon’ në ulje fitimet e sektorit bankar
Rënia e normave të interesit po ul fitimet e sektorit bankar për këtë vit. Të dhënat e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se fitimi neto i sektorit për 9-mujorin 2025 kishte vlerën e 26 miliardë lekëve, në rënie me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ulja e normave bazë nga bankat qendrore, që filloi qysh vitin e kaluar, është reflektuar në kthimet prej instrumenteve financiare. Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, në fund të 9-mujorit 2025 ishte pranë nivelit të 2.2%, nga 2.75% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.57%, nga 3.11% që...