Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vritet 41-vjeçari shqiptar në SHBA, baba i tre fëmijëve, tentoi të ndalonte një grabitje
BURIM HAVOLLI SHBA- Një 41-vjeçar shqiptar, Burim Havolli nga Kosova, humbi tragjikisht jetën në Brooklyn, Nju Jork, pasi u përpoq të ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e ndërtesës ku punonte si mbikëqyrës. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes në Ocean Avenue, në zonën Flatbush. Policia u thirr rreth orës 08:00 dhe gjeti 41-vjeçarin me lëndime të rënda në kokë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Kings County, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Fqinjët thanë se Havolli u sulmua teksa tentonte të ndalonte grabitësin e pakove. Banorët e zonës u shprehën të tronditur, duke theksuar se lagja po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Familjarët e viktimës e përshkruan Burimin si një njeri punëtor dhe të respektuar, i cili humbi jetën...