Ndërhyrja artistike “Dielli i Ditës Tjetër” nga Blerta Kambo në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar

Ndërhyrja artistike “Dielli i Ditës Tjetër” nga Blerta Kambo në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar

Në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, artistja Blerta Kambo sjell ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”. Një gjest simbolik që ndërthur trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor, dhe sipas muzeut duke e kthyer një ikonë kombëtare në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese për gratë dhe vajzat. Muzeu Historik Kombëtar shprehet se mozaiku monumental “Shqipëria”, aktualisht kthehet në një vepër, ku historia dhe arti bashkëkohor vendosen pranë e pranë, e trashëgimia të shndërrohet në infrastrukturë të vetëreflektimit. “Në qendër të mozaikut qëndron gruaja me xhubletë dhe me brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart si fitimtare. Por epokat ndryshojnë, dhe me to, mënyra se si shohim simbolet tona. Në “Dielli i Ditës Tjetër”, kjo figurë e njohur e mozaikut rishfaqet me kokë të...