Turqia pezullon fluturimet e avionëve C-130, pas aksidentit ku humbën jetën 20 persona

Turqia pezullon fluturimet e avionëve C-130, pas aksidentit ku humbën jetën 20 persona

Turqia ka pezulluar përkohësisht fluturimet e avionëve të saj transportues ushtarakë C-130, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes të enjten. Ky vendim erdhi pas rrëzimit të një avioni C-130 në Gjeorgji, ku humbën jetën i gjithë personeli ushtarak prej 20 personash. Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se fluturimet e C-130 u pezulluan përkohësisht për të lejuar që avioni t’i nënshtrohet inspektimeve të hollësishme teknike. Vetëm ata që kalojnë me sukses kontrollet do të lejohen t’i rifillojnë fluturimin, tha Ministria në një komunikatë. Avioni i mallrave po fluturonte nga Azerbajxhani për në Turqi, kur u rrëzua në komunën Sighnaghi të Gjeorgjisë, afër kufirit me Azerbajxhanin. Personeli ushtarak ishte pjesë e një njësie përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve turq F-16 që kishin fluturuar në Azerbajxhan për...