Berisha në SPAK për “21 Janarin”, Bushati: I detyruar të përgjigjet. Mbi një dekadë askush nuk u pyet

Berisha në SPAK për “21 Janarin”, Bushati: I detyruar të përgjigjet. Mbi një dekadë askush nuk u pyet

Sali Berisha nuk do të paraqitet nesër në SPAK, duke argumentuar se nuk ka marrë asnjë thirrje zyrtare në lidhje me hetimet rreth çështjes së 21 Janarit. Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati thotë se për më shumë se një dekadë askush nuk është pyetur për atë ngjarje, dhe sipas tij Berisha është i detyruar të japë një përgjigje zyrtare para drejtësisë. Bushati tha:”Riaktivizimi i hetimeve është një hap që duhet përshëndetur, pasi për shumë vite çështja ka mbetur e paqartë për publikun. Minimumi kemi kaluar një dekadë e gjysmë, pa u pyetur. Themi nuk pyetet Rama për inceneratorët, aty janë vrarë katër vetë dhe Berisha nuk është pyetur nga drejtësia. Kemi hap për t’u përshëndetur. Patjetër që edhe po nuk u zbardh, ne duhet...