Kush janë zyrtarët e policisë të lidhur me krimin? Ish-kryegjyqtari i Apelit tregon emrat

Kush janë zyrtarët e policisë të lidhur me krimin? Ish-kryegjyqtari i Apelit tregon emrat

Ish-kryegjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, në drejtimin e Pranvera Borakajt, ka ngritur akuza të forta ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Malaj tha se përgjegjësia më e madhe për ngjarjet e fundit që ndodhi pranë Aeroportit të Rinasit lidhet me faktin se, sipas tij, policia ka pasur ndër vite lidhje të ngushta me grupet kriminale. Ai përmendi emra të njohur të ish-drejtuesve të Policisë, Ardi Veliun, Reban Jaupin, Tonin Vocin dhe Olti Bistrin, të cilët, sipas tij, kanë qenë në shërbim të bandave më të fuqishme në vend. Por Malaj shtoi se, kohët e fundit, duket se ka njëfarë distancimi nga krimi. Malaj: I vetmi ndryshim që ka ndodhur në Shqipëri këto 10 vjetët e...