Zelensky vizitë në Athinë të dielën, presidenti ukrainas do të zhvillojë takime me liderët e Greqisë

Zelensky vizitë në Athinë të dielën, presidenti ukrainas do të zhvillojë takime me liderët e Greqisë

Mediat greke bëjnë me dije se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë në Athinë të dielën. Vizita e tij ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Jashtme greke, por u konfirmua përfundimisht gjatë 24 orëve të fundit. Sipas programit aktual, udhëheqësi ukrainas do të ulet në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në orën 12:20 të mesditës. Më pas do të shkojë në Pallatin Presidencial, ku do të takohet me Presidentin e Republikës, Konstantinos Tasulas. Më pas vijojnë takimet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në zyrën e tij dhe në fund dhe në fund do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e parlamentit, Nikitas Kaklamanis. Sot, një ekip parapërgatitor prej rreth 12 personash nga ambasada ukrainase, zyra e shtypit dhe ekipi i sigurisë së Zelenskyt, vizituan...