Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Halit Valteri i thur elozhe Gilmando Danit: Djalë i mirë, i qetë e i dashur!
Gilmando Dani-halit valteri TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Halit Valteri, ka reaguar pas atentatit që tronditi Tiranën, ku mbeti i vrarë besniku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, agjent i AMP-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Valteri shprehet i prekur për vrasjen e Gilmando Danit, duke e cilësuar si një plagë për shoqërinë dhe një pasqyrë e errët e realitetit të shoqërisë. Valteri ka treguar se e njihte viktimën që në fëmijëri dhe se ai ishte ndryshe nga çfarë po thuhet ditët e fundit. Sipas ish-deputetit demokrat ai ishte një njeri i qetë dhe i edukuar, që të gjithë e respektonin, që sipas tij, jo nga frika, por për atë çka ai përfaqësonte. Postimi i plotë: Vrasja e Gilmando Danit, nje plage per shoqerine dhe nje pasqyre...